Pratipati: Institucionet paralele serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Pratipati, ka theksuar se institucionet paralele serbe në arsim dhe shëndetësi duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Në një intervistë për media serbe, ajo u bëri thirrje serbëve të marrin pjesë në jetën institucionale dhe politike, duke theksuar se “kur nuk je në tryezë, të tjerët marrin vendime për ty”.
Pratipati tha se SHBA mbështet Kosovën si shtet sovran e multietnik, por shprehu shqetësim për veprimet e qeverisë që, sipas saj, kanë rritur tensionet. Ajo shtoi se Qeveria duhet të garantojë mundësi të barabarta për serbët dhe integrimi i institucioneve të bëhet në koordinim me ta.











