#Botë

Thyhet ajsbergu më i madh në botë, A23a

Ajsbergu më i madh në botë, i njohur si A23a, po shpërbëhet me shpejtësi duke u copëtuar në blloqe gjigante, kanë konfirmuar shkencëtarët e British Antarctic Survey (BAS), shkruan CNN.

Fillimisht, A23a kishte një masë prej rreth 1.1 trilionë tonësh dhe shtrihej në një sipërfaqe prej 3,672 km² – më i madh se Rhode Island në SHBA. Ai ishte shkëputur nga pllaka e akullit Filchner-Ronne në Antarktidë në vitin 1986 dhe prej atëherë ka qenë i monitoruar nga afër.

Ky “mega-ajsberg” ka mbajtur disa herë titullin si më i madhi në botë që nga vitet ’80, duke u tejkaluar herë pas here nga gjigantë të tjerë, si A68 në vitin 2017 dhe A76 në vitin 2021, të cilët ishin jetëshkurtër.

“Oceanografi Andrew Meijers nga BAS tha se ajsbergu tashmë po thyhet në blloqe shumë të mëdha, të cilat edhe vetë klasifikohen si ajsbergë të mëdhenj nga Qendra Kombëtare e Ajsbergëve e SHBA-së.”

Aktualisht, sipërfaqja e A23a është tkurrur në rreth 1,700 km² – një madhësi e krahasueshme me Londrën e Madhe.