Vetaksidentohet veturë policore në Jashanicë të Klinës
Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është përfshirë në një vetaksident mëngjesin e së enjtes në fshatin Jashanicë të Klinës.
Si pasojë e aksidentit, vetura ka mbetur e rrokullisur në rrugë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e personave që ndodheshin në automjet.
Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po heton shkaqet e aksidentit.











