IPK arreston një zyrtar policor të Njësisë Speciale, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe armëmbajtje pa leje
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar mbrëmë një zyrtar të Njësisë Speciale Operative.
Sipas IPK-së, me vendim të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, pasi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në kuadër të hetimeve, hetuesit kanë kryer bastisje në banesën e tij në Vushtrri, ndërsa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit nga detyra.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin përgjegjës.











