Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar rastin, duke thënë se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë proceduar sipas procedurave.
Njëra nga veturat e përfshira është rrokullisur, ndërsa personat e lënduar kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.











