#Lajme

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pasi në rrjetin social TikTok u publikua një video ku dy të rinj shiheshin duke shtënë me armë zjarri në fshatin Rakosh.

Të dyshuarit janë identifikuar si Kushtrim Arifaj dhe Besjan Hajrizaj, të dy rreth 21-vjeçarë. Pas lokalizimit, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpitë e tyre, ku me pëlqimin e familjarëve janë konfiskuar armët e përdorura.

Të rinjtë kanë pranuar se kishin shtënë me armë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.