#Lajme

LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Kandidatët tanë janë njerëz të punës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të partisë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

Ai tha se LDK është e gatshme të nisë fushatën më 13 shtator në Prishtinë dhe ta çojë deri më 12 tetor, ditën e zgjedhjeve, duke qenë pranë qytetarëve në çdo lagje e fshat.

“Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë dhe të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse misioni ynë është të shërbejmë, të rikthejmë besimin dhe ta kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit”, tha Abdixhiku.

Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund papërgjegjësisë politike dhe për t’i dhënë vendit shpresën që meriton.