#Sport

Pas tri super-transferimeve, Fenerbahce synon Ademola Lookman

Fenerbahce po zhvillon një merkato spektakolare me qëllim të qartë: rikthimin në majat e futbollit turk pas një dekade pa titull kampioni. Vetëm në dy ditët e fundit, klubi nga Stambolli ka zyrtarizuar tri goditje të mëdha – Marco Asension nga PSG, Kerem Aktürkoğlu nga Benfica dhe portierin brazilian Ederson nga Manchester City.

Të tre kanë nënshkruar kontrata afatgjata, duke i shtuar forcë, eksperiencë dhe kreativitet skuadrës verdhë e blu. Por, Fenerbahce nuk po ndalet këtu. Sipas raporteve nga Italia dhe Turqia, klubi ka hyrë në garë për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman.

Nigeriani ka kërkuar largimin nga Serie A, ndërsa Interi kishte ofruar më herët 45 milionë euro për të, ofertë që u refuzua. Fenerbahce tashmë ka paraqitur një propozim kontrate katërvjeçare me pagë rreth 6 milionë euro në sezon, por bisedimet mbeten në zhvillim.

Përveç përforcimeve në fushë, klubi po kërkon edhe trajnerin e ri pas largimit të Jose Mourinhos. Kandidatët kryesorë janë emra të njohur turq si Abdullah Avci, Volkan Demirel, Sergen Yalçın dhe Ismail Kartal.

Me transferimet e fundit dhe interesimin për Lookmanin, Fenerbahce po e ndërton një skuadër që synon seriozisht të sfidojë Galatasarayn dhe të rikthehet si pretendent për trofe brenda dhe jashtë Turqisë.