#Lajme

Policia në Zveçan zbulon tri armë të fshehura në pyll, nuk ka të arrestuar

Njësitet e Policisë Kufitare kanë zbuluar tri armë të fshehura në një gyp në pyllin e fshatit Junake, komuna e Zveçanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë ka gjetur një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe një sasi fishekësh.

Pas intervenimit, në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kanë konfiskuar armët.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë person.