#Lajme

Kurti dhe Basha në Ferizaj për edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove

Në Ferizaj ka nisur sonte edicioni i 55-të i Festivalit të Teatrove, i cili konsiderohet si ngjarja më e vjetër dhe unike teatrore në hapësirën shqiptare.

Kryetari i komunës, Agim Aliu, e ka cilësuar festivalin si trashëgimi shpirtërore dhe festë të veçantë për artin skenik.

Në hapje të festivalit morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.