#Lajme

Basha takon Presidenten Osmani pas konstituimit të Kuvendit: Diskutojnë për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani, menjëherë pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Basha e ka informuar presidenten për përfundimin e procesit të konstituimit, ndërsa bashkë kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt formimit të Qeverisë së re.

Në takim u theksua rëndësia që proceset kushtetuese dhe ligjore të zhvillohen me dinamikën e paraparë, në mënyrë që vendi të sigurojë funksionalitet institucional dhe stabilitet politik.

“Krerët institucionalë nënvizuan pritjet e qytetarëve për efikasitet dhe përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre,” thuhet në njoftim.

Basha konfirmoi përkushtimin që Kuvendi të ushtrojë rolin e tij kushtetues pas konstituimit, ndërsa Osmani ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet në interes të qytetarëve të Kosovës.

Basha takon Presidenten Osmani pas konstituimit të Kuvendit: Diskutojnë për formimin e Qeverisë së re

Osmani uron fillimin e vitit të ri