Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova, të dhënat e fundit nga pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat kufitare. Sipas raportimit të orës 08:09, pritjet për hyrje në Kosovë janë të shkurtra – nga 3 deri në 5 minuta, përveç në Jarinjë ku arrijnë deri në 15 minuta.
Ndërkohë, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata. Në pikën kufitare Kullë raportohen pritje deri në 30 minuta, ndërsa në Jarinjë deri në 20 minuta.










