#Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, PDK e LDK bojkotojnë mbledhjen duke e quajtur antikushtetuese

Kuvendi i Kosovës po përballet me një tjetër bllokadë institucionale. Kryesia, e cila ende nuk është e kompletuar, pritet të mblidhet sot në orën 13:00 me thirrje të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha. Mbledhja vjen pas dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb, proces ky i domosdoshëm për konstituimin e plotë të Kuvendit.

Megjithatë, opozita ka refuzuar pjesëmarrjen. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim, duke e cilësuar të paligjshëm.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se mbledhja nuk ka legjitimitet kushtetues:

“Çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë.”

Edhe PDK ka mbajtur qëndrim të ngjashëm, duke theksuar se mbledhja nuk ka kuptim pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar zyrtarisht.

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, PDK e LDK bojkotojnë mbledhjen duke e quajtur antikushtetuese

Gjysmë ore pritje për të dalë nga