#Lajme

Fillon viti i ri shkollor 2025/2026 në Kosovë

Sot ka nisur procesi mësimor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar në vend. Paralelisht ka vazhduar edhe procesi i subvencionimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, me qëllim që të përfshihen të gjithë nxënësit.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një deklaratë për RTK-në, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit shkollor, ndërsa raportimet nga komunat tregojnë se gjithçka po ecën sipas planit.

Nagavci bëri të ditur se tashmë janë kryer pagesat e para për subvencionimin e teksteve, ku mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë kanë aplikuar, ndërsa deri më tani është realizuar pagesa për mbi 70% të tyre, që kap vlerën e më shumë se 9 milionë eurove.

Fillon viti i ri shkollor 2025/2026 në Kosovë

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, PDK e