#Lajme

Kuvendi dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, procesi futet në krizë të re

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, duke thelluar më tej bllokadën në procesin e konstituimit.

Në seancën e së shtunës, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, hodhi në votim me short të gjithë 10 deputetët serbë. Kandidatët e Listës Serbe, Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq, nuk morën asnjë votë në tri raunde votimi, ndërsa Nenad Rashiq arriti të sigurojë vetëm 56 vota, pesë më pak se shumica e nevojshme prej 61 votash.

Me ezaurimin e të gjitha kandidaturave nga komuniteti serb, Kuvendi mbeti pa mundësi për të zgjedhur nënkryetarin, duke shtyrë edhe më tej përmbylljen e konstituimit dhe duke hapur një krizë të re politike.