Lista Serbe çon në Kushtetuese çështjen e nënkryetarit të Kuvendit
Lista Serbe ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke kundërshtuar kandidimin e Nenad Rashiqit, të propozuar nga Vetëvendosje.
Në njoftimin e saj thuhet se me këtë proces janë “shkelur rëndë parimet demokratike dhe kushtetuese” dhe kërkohet nga Kushtetuesja që të ndërhyjë urgjentisht për të mbrojtur sundimin e ligjit.











