#Lajme

Qalaj: Nuk votoj Rashiqin e as kandidatë të tjerë serbë për nënkryetar të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit, por asnjë kandidat tjetër nga komuniteti serb.

Ai theksoi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese dhe për këtë arsye nuk e jep votën e tij “për”.

“Si është e mundur që njerëz që kanë kryer akte kriminale ndaj Kosovës të jenë pjesë e Kuvendit?”, u shpreh Qalaj, duke drejtuar pyetje ndaj Vetëvendosjes.