#Lajme

Homazhe dhe memorial për Triumf Rizën – Kurti: Hero kundër bandave kriminale

Sot në Prishtinë u mbajtën homazhe për policin Triumf Riza dhe u vendos gurthemeli për memorialin kushtuar policëve të rënë në detyrë. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë dhe qytetarë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e quajti Rizën hero të drejtësisë dhe inspirim për të gjithë, ndërsa babai i tij, Shefqet Riza, falënderoi për ngritjen e lapidarit. Ministri Xhelal Sveçla e cilësoi simbol të luftës kundër krimit, kurse drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se ai ishte oficer shembullor i njësive speciale.