23-vjeçari arrestohet për tentim vrasje të axhës në Skenderaj, pas një konflikti për muzikën me zë të lartë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Tërnovë të Skenderajt, ku një mosmarrëveshje mes familjarëve ka përfunduar me tentim vrasje.
I dyshuari është S. K., 23 vjeç, i cili u arrestua nga Policia nën dyshimin se plagosi me thikë axhën e tij, S. K., 61 vjeç. Konflikti nisi kur viktima i kërkoi nipit të ulte muzikën që po dëgjonte me zë të lartë në veturë. Pas debatit, i riu shkoi në shtëpi, mori një thikë dhe u kthye për ta sulmuar axhën në oborrin e shtëpisë, duke e lënë të plagosur rëndë.
I lënduari u dërgua fillimisht në QKMF Istog dhe më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rasti “Vrasje në tentativë”.










