Zyrtare: Fenerbahçe ndahet me Jose Mourinhon pas një sezoni pa titull
Fenerbahçe ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho, vetëm pas një sezoni në drejtimin e klubit. Skuadra turke e mbylli kampionatin në vendin e dytë, duke mbetur larg titullit të Superligës.
Mandati i portugezit u shoqërua me tensione të brendshme, përplasje publike dhe eliminim të hershëm nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Goditja vendimtare erdhi pas disfatës ndaj Benficas, me rezultat të përgjithshëm 1-0, që i mohoi Fenerbahçes pjesëmarrjen në garën elitare evropiane për të pestin vit radhazi.
Pas ndeshjes, Mourinho tha se skuadra ishte mposhtur nga një kundërshtar më i fortë, duke shmangur fajësimin e lojtarëve për lëndime apo kartonë të kuq.











