#Lajme

Osmani, Basha dhe Kurti bëjnë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë.

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, familjarë të të zhdukurve dhe qytetarë.