Gjakovë: 20-vjeçari i dehur kërcënon policin gjatë kontrollit, arrestohet nga patrulla
Një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga pas mesnatës në Gjakovë, pasi ofendoi dhe kërcënoi zyrtarë policorë gjatë një kontrolli rutinë.
Rasti ndodhi rreth orës 00:30 në rrugën “Gjergj Sokoli”, ku patrulla ndali një veturë dhe pasagjeri, Blendi Sulai, filloi të fyente policët. Pavarësisht paralajmërimeve për t’u qetësuar, ai vazhdoi me fyerje dhe gjatë arrestimit iu drejtua një polici me fjalët “keni me e pas personale me mu” dhe “ki me majt përgjegjësi për këtë punë”.
Sulai kundërmonte erë alkooli dhe pas testimit rezultoi me 1.28 promil. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij u iniciua rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Ai u mbajt në stacion derisa niveli i alkoolit ra dhe më pas u mor në pyetje. Hetimet për rastin janë në vazhdim.











