#Lajme

Ndërpritet seanca e konstituimit të Kuvendit, vazhdon bllokada

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pasi procesi ngeci te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Deputeti Nenad Rashiq nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për këtë post. Nga 55 deputetë që morën pjesë në votim, 1 votoi kundër dhe 20 abstenuan.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se në seancën e ardhshme Rashiq mund të ketë më shumë gjasa për t’u zgjedhur, pasi deri tani ka marrë mbështetjen më të madhe. Seanca u ndërpre pa një vendim përfundimtar.