Limaj për punimin e Bashës: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet, kjo është shumë serioze
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të një punimi shkencor ku bashkautor është kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja.
Limaj e ka cilësuar artikullin të papranueshëm dhe me pasoja të rënda për imazhin e Kosovës.
“Është një punim shkencor që shërben për studentë, profesorë, prokurorë, gjyqtarë e propagandistë. Më vjen keq që një shqiptar, për të publikuar një punim shkencor, ka fyer, ofenduar, rrënuar dhe shtrembëruar vendin dhe popullin e vet. Kjo është shumë serioze, ashtu si edhe natyra e artikullit”, tha Limaj.











