Duda Balje: Nuk do të votoj për asnjë kandidat nga pakica serbe
Deputetja e Unionit Socialdemokrat nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat nga pakica serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
E pyetur nëse do të votonte për Nenad Rashiqin, Balje tha se “nuk kam votë për asnjë kandidat nga pakica serbe”.
Ajo shtoi më tej se kriza aktuale institucionale nuk do të tejkalohet lehtë.










