#Lajme

Publikohet hulumtimi i vjetër i Dimal Bashës ku UÇK lidhej me krimin

Pas zgjedhjes së tij kryetar i Kuvendit, është rikthyer në vëmendje një hulumtim i vitit 2012 i Dimal Bashës, realizuar me profesoreshën Jana Arsovska në SHBA, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës paraqitej si “milici e nëntokës” me lidhje me trafikantë droge dhe rrjete kriminale.

Në studim përmendet rekrutimi i ish të burgosurve, financimi nga diaspora dhe kontrabandistë, si dhe raste gjyqësore në Evropë që, sipas autorëve, sugjeronin lidhje me krimin e organizuar. Po ashtu përmendet edhe Fondi “Vendlindja Thërret” dhe roli i Xhavit Halitit në logjistikën e UÇK-së.

Ribërja publike e këtij punimi ka ngjallur reagime të ashpra për mënyrën se si është përshkruar UÇK-ja.