Kryeziu: Kurti duhet ta shkarkojë Albulena Haxhiun nga posti i ministres pas zgjedhjes nënkryetare të Kuvendit
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet ta lirojë nga detyra ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, pasi ajo është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Një ditë më parë, deputetët e Kuvendit zgjodhën Dimal Bashën kryetar të Kuvendit, ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala morën postet e nënkryetarëve. Procesi mbeti i paplotësuar për nënkryetarin nga komuniteti serb, pasi kandidati i Listës Serbe, Slavko Simiq, arriti të sigurojë vetëm 10 vota.











