#Lajme

Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e procesit të zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit dhe ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën.

Në një njoftim në Facebook, Presidenca bën të ditur se Osmani i uron punë të mbarë kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi.

Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sipas procedurave kushtetuese, të votojë sa më parë edhe Qeverinë e re, e cila ka dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.