#Lajme

KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë duhet të bëhet në pako

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për dështimin e Kuvendit që të përmbyllë konstituimin, duke theksuar se gjatë votimit të nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë është shkelur procedura.

Sipas KDI-së, Kushtetuta, Rregullorja e Punës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë që nënkryetarët të votohen në pako, për të siguruar konsensus dhe përfaqësim.

KDI u ka bërë thirrje partive parlamentare të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për përmbylljen e procesit në përputhje me Kushtetutën.