Haradinaj: AAK preferon Konjufcën, por nuk përjashton Bashën si kandidat për kryetar të Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka pasur si preferencë Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, por nuk e përjashton mundësinë që të shqyrtojë edhe kandidaturën e Dimal Bashës.
“Dimali nuk është preferenca jonë, por megjithatë ta shohim. Ne i kemi qëndrimet tona dhe do t’i shqyrtojmë në proces, nuk po nxitohemi. Nëse për Vetëvendosjen Dimal Basha është kandidati më i mirë, atëherë edhe ai mund të jetë një mundësi”, tha Haradinaj.











