Një 16-vjeçar i jep fitoren Liverpoolit: 3-2 ndaj Newcastle në një ndeshje dramatike
Në “St James’ Park” u zhvillua një sfidë spektakolare ku Liverpool triumfoi 3-2 ndaj Newcastle, falë golit vendimtar të 16-vjeçarit Rio Ngumohas në minutat shtesë.
Gravenberch shënoi golin e parë në minutën e 35-të, ndërsa Gordon u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Ekitike dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, por Guimaraes dhe Osula barazuan në 2-2. Në fund, adoleshenti Ngumohas vulosi fitoren e madhe për të kuqtë.
Liverpool arrin gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa Newcastle mbetet me vetëm një barazim.











