Pas dështimit për Boniface, Tare afër ta sjellë Conrad Harder te Milani
Pas dështimit për të transferuar sulmuesin nigerian Victor Boniface, AC Milan ka zhvendosur interesin te talenti danez Conrad Harder, me Igli Taren që po udhëheq negociatat për afrimin e tij në “San Siro”.
Sipas mediave italiane, bisedimet me agjentin e lojtarit kanë hyrë në fazën përfundimtare. Marrëveshja parashikon kontratë pesëvjeçare me pagë fillestare prej 1.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa Sporting Lisbon do të përfitojë 24 milionë euro plus 3 milionë bonuse dhe 10% nga një shitje e ardhshme.
Harder, i lindur në vitin 2005, u rrit te Nordsjælland dhe shkëlqeu me 27 gola në 24 ndeshje për ekipin U-19, ndërsa sezonin e kaluar te Sporting regjistroi 9 gola dhe 4 asiste në 43 paraqitje.
Ky transferim shihet si një investim afatgjatë i Milanit për të forcuar repartin ofensiv.











