Programi i Kuponëve: Deri në 150 euro mbështetje mujore për fëmijët nga familjet me asistencë sociale
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në Programin e Kuponëve, i cili do të zbatohet deri në qershor 2028.
Thirrja përfshin të gjitha komunat ku veprojnë institucione private dhe publiko-private të licencuara. Programi synon të mbështesë familjet e përfshira në Skemën e Asistencës Sociale, përmes rimbursimit të institucioneve që ofrojnë edukim dhe transport për fëmijët.
Sipas MASHTI-t, shuma e rimbursimit do të caktohet në bazë të çmimit të tregut dhe komunës përkatëse, deri në 150 euro në muaj për çdo fëmijë.











