#Lajme

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

Në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur sot një aksident trafiku, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kombi-bus me rimorkio dhe një veturë.

Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.