Kosova humb 114 milionë euro për energji, Shoqata e Prodhuesve fajëson institucionet
Shoqata e Prodhuesve Vendor ka reaguar pas lajmeve se Kosova ka humbur 114 milionë euro nga projektet e Bashkimit Evropian të dedikuara për sektorin e energjisë, për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE-ja.
Përmes një postimi në Facebook, përfaqësuesi i shoqatës, Kushtrim Ajvazi, kritikoi institucionet për dështimin në ruajtjen e interesit shtetëror dhe ekonomik. Ai theksoi se këto mjete ishin të destinuara për zhvillimin dhe stabilitetin e furnizimit energjetik.
Ajvazi hodhi poshtë arsyetimin e institucioneve se dalja e Kosovës në tregun e lirë të energjisë ishte një kërkesë e BE-së, duke theksuar se ky shpjegim nuk është i pranueshëm.











