Shpërthen gypi i kanalizimit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, SHSKUK jep detaje
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se mbrëmë, në mesnatë, në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK ka ndodhur shpërthimi i një gypi të kanalizimit në korridorin e repartit.
Menjëherë pas incidentit kanë reaguar ekipet teknike dhe të mirëmbajtjes, dhe situata është vënë nën kontroll. SHSKUK konfirmon se nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku trajtohen fëmijët.
Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsektimi (DDD), për të garantuar higjienën dhe sigurinë e ambientit spitalor.











