Presidenti sirian pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas gati 60 vitesh
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, e cila do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator, me rastin e 80-vjetorit të saj.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Sirisë, i cili njoftoi se Sharaa do të mbajë një fjalim gjatë sesionit.
Me këtë paraqitje, ai do të bëhet presidenti i parë sirian që flet në Asamble pas vitit 1967, një moment i konsideruar historik dhe që shihet si përpjekje për rikthimin e Sirisë në arenën ndërkombëtare.










