Dy persona arrestohen pas një incidenti gjatë asfaltimit të rrugës “A” në Prishtinë
Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, pasi dy persona u arrestuan nga policia pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të arrestuarve u është shqiptuar gjobë për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
“Rreth orës 08:00, dy persona u shoqëruan në stacionin policor pasi penguan punimet që po zhvilloheshin në rrugën ‘A’. Në koordinim me prokurorin, ata u intervistuan dhe u gjobitën për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’,” deklaroi zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.










