#Lajme

PZAP detyron KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur në favor të Listës Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me vendimin e tij, PZAP ka anuluar refuzimin e KQZ-së të datës 21 gusht, i cili ishte arsyetuar me pretendimin se disa kandidatë nuk përmbushnin kriteret ligjore. Sipas PZAP, vendimi i KQZ-së nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore dhe nuk provoi bindshëm shkeljen e nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

PZAP ka kërkuar nga KQZ që të certifikojë listën e kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ata aplikuan për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.