Krasniqi: VV-ja nuk dëshiron të konstituojë Kuvendin, kërkuam pauzë për të votuar Bashën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit dhe synon të vazhdojë krizën parlamentare.
Ai tha se deputeti Abelard Tahiri u mundua të arrijë një koordinim për votim, por kërkesa e tyre u injorua. “Nuk na mundësuan një pauzë 10-minutëshe nga e cila do të mund ta votonim një kryetar Kuvendi, edhe nëse do të ishte Dimal Basha. Tek e fundit, këta njerëz i ka Vetëvendosja. Shpresoj që pasnesër të mos ketë arrogancë të njëjtë dhe, nëse ka propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së, të na japin një pauzë 10-minutëshe”, tha Krasniqi.











