Gati 2,500 gjoba dhe 80 aksidente trafiku brenda 24 orësh, raporton Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,493 gjoba trafiku në të gjithë vendin.
Raporti tregon gjithashtu se kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, prej të cilave 56 kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 24 kanë përfshirë persona të lënduar.
Po ashtu, policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar 28 persona për shkelje të ndryshme ligjore.










