#Lajme

Vjedhja e një veture në Shtime përfundon me kthimin e saj brenda pak orësh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Shtime, ku një qytetari iu vodh vetura, por pas disa orësh ai arriti ta gjente përsëri.

Viktima është 37-vjeçari D. L., i cili kishte lënë të parkuar veturën e tij VW Sharan, ngjyrë e verdhë metalike, prodhim i vitit 2006, pranë shtëpisë. Rreth orës 01:50, ai raportoi në polici se automjeti i ishte vjedhur.

Menjëherë pas kësaj, D. L. së bashku me një familjar dolën ta kërkonin dhe në rrugën “Adem Jashari” e hasën veturën. I dyshuari që po e ngiste, e ndali dhe u largua në këmbë drejt qendrës së qytetit.

Hetuesit janë njoftuar, ndërsa vetura iu kthye pronarit në gjendje të rregullt. Ndërkohë, autori i vjedhjes vazhdon të jetë i panjohur.