Granit Xhaka zbulon pse zgjodhi Sunderlandin: “Dua të ndërtoj karrierë si trajner”
Granit Xhaka ka treguar arsyen e vërtetë të transferimit të tij te Sunderland, duke theksuar se largimi nga Bayer Leverkusen nuk lidhej me trajnerin Erik ten Hag, por me ambicien e tij për të ndërtuar një karrierë si trajner në të ardhmen.
Mesfushori shqiptar, 32 vjeç, tha se fillimisht kishte menduar të vazhdonte me klubin gjerman, ndërsa Ten Hag ishte përpjekur ta bindte të qëndronte. Megjithatë, oferta e Sunderlandit ndryshoi gjithçka.
“Pata biseda shumë të qarta dhe të drejta me Ten Hag. Ai nuk ishte kurrë problemi. Do të kisha luajtur edhe si kapiten nën drejtimin e tij. Por ndjeva që Sunderland më ofronte ambientin ideal për rrugën time drejt karrierës si trajner”, u shpreh Xhaka.
Ai shtoi se historia e klubit anglez dhe periudhat e vështira që ka kaluar, i janë dukur të njohura dhe e kanë prekur personalisht. “Dua të përjetoj edhe momente vuajtjeje e solidariteti, sepse kjo do të më formësojë për të ardhmen”, tha mesfushori.
Sipas tij, përkushtimi i Sunderlandit për ta rikthyer në Angli ishte vendimtar: “Ata bënë gjithçka për mua. Kur një klub të jep ndjenja të tilla, është e pamundur të thuash jo”











