Arrestohet 28-vjeçari që kryente vjedhje në banesa
Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet B. T., i dyshuar për disa raste të vjedhjeve të kryera gjatë periudhës 1 korrik – 19 gusht 2025 në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.
Nga hetimet është konstatuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë rreth 4,220 euro, të cilat më pas i kishte shitur personave të tjerë duke u thënë se ishin të vjedhura. Sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve ligjorë.
Gjithashtu, ndaj dy personave të tjerë, G. B. (33) dhe B. H. (25), është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kishin dijeni për origjinën e tyre.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.











