#Lajme

OBILIQ: NJË fëmijë i mitur duke drejtur një automjet

Sot gjatë kontrollit të rregullt në trafik, njësitet policore të stacionit të Obiliqit kanë identifikuar një fëmijë të mitur duke drejtuar një automjet pa të drejtë ligjore për ngasje.

Automjeti u ndalua në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë për moskujdes dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin, në përputhje me legjislacionin në fuqi.