Krasniqi: VV po luan “patriotin”, ka 35 emra të tjerë për kryetar të Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas seancës së sotme të Kuvendit, ku si kandidat për kryetar u propozuar ministri në detyrë Hekuran Murati.
Krasniqi akuzoi VV-në për zvarritje të procesit të konstituimit të institucioneve dhe për propozime që sipas tij synojnë të pamundësojnë votimin.
“Po vijnë në seanca vetëm për të humbur kohë. Kjo është një lojë e padrejtë e Albin Kurtit që synon të zvarrisë procesin,” tha ai.
Ai shtoi se janë të paktën 35 deputetë të tjerë që mund të merrnin më shumë mbështetje për kryetar të Kuvendit, ndërsa VV po përpiqet të luajë rolin e “popullistit dhe patriotit” duke mbajtur peng institucionet dhe jetësimin e tyre.











