Murati pret që opozita të reflektojë, pa konfirmuar ndryshimin e kandidates së VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë para hyrjes në Kuvend se pret që “opozita” të reflektojë gjatë seancës së sotme, duke theksuar se vetëm kështu mund të konstituohet Kuvendi.
Murati nuk ka bërë të ditur nëse VV-ja do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit në këtë seancë.
“Shpresoj që opozita të ketë reflektuar dhe t’i jepet shansa konstituimit të Kuvendit”, tha ai.











