AAK-ja kërkon konsultë për të përcaktuar kandidatin për kryetar të Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se partia e tij do të përpiqet të organizojë një konsultë me shefat e grupeve parlamentare dhe kryesuesin e seancës konstituive për të gjetur një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.
Haradinaj tha se përmes deputetes Tima Kadrijaj do të kërkojnë një takim para fillimit të seancës së 56-të për konstituimin e Kuvendit, me qëllim që deputetët të dakordohen mbi një kandidat të përbashkët.
“Përveç emrave që i kemi cekë, mund të ketë edhe të tjerë. Mirë është të kemi një informatë paraprake për kandidatin e kryetarit të Kuvendit, pasi në seancën e kaluar pati befasi,” tha Haradinaj, duke shtuar se qëllimi është të gjendet një figurë unifikuese, pa detyruar LVV-në për propozime të caktuara.











