Gjenden mbetje eshtërore në Klinë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur në luftë
Në territorin e Komunës së Klinës janë gjetur mbetje eshtërore, për të cilat dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zbulimi është bërë nga njësitet policore në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe institucionet e tjera përkatëse.
“Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.











