#Lajme

Pesë persona lëndohen në aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 20:00 dy automjete janë përfshirë në aksident.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona,” tha Ahmeti, duke shtuar se me rastin po merret njësia e trafikut rajonal.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme materiale të shkaktuara në të dy automjetet e përfshira.